Qeveria, borxh 30 milion euro - [Vizion Plus]

Posted by Trade AL
Nevoja për para ka detyruar ministrinë e financave qe te nise një fushate marketingu për te thithur sa me shume fonde nga qytetaret, nëpërmjet investimit ne bono thesari. Për here te pare ministria, po informon qytetaret, se forma me e mire e investimit te kursimeve te tyre është nëpërmjet bankës se Shqipërisë. Numri dy i financave Nezir Haldeda sqaron se do zhvillohen dy ankande me një shume gjithsej 30 milion euro, ne dy muajt e verës, me qellim përthithjen e parave nga emigrantet. Kjo fushe sensibilizuese qe zhvillohet për here te pare, behet pikërisht ne një moment kur financat e shtetit janë ne krize dhe buxheti do te shkurtohet për shkak te mos realizimit te objektivave. Ndërkohë një nga bankat me te mëdha ne vend ka shkurtuar fondet e kreditimit duke vene ne vështirësi ekonominë por edhe qeverinë për kredi. Si mund te investojmë ne bono thesari? Cilido qe ka kursime mbi 300 mije leke, duhet te hape një llogari bankare pranë Bankës se Shqipërisë. Me pas individi bën transferimin e parave ne një nga bankat e nivelit te dyte, për llogari te bankës qendrore. Kontrata për bono thesari lidhet për një afat 3, 6 apo 1 vjeçar, ndërsa obligacionit kane kohëzgjatje edhe me te madhe. Avantazhi i investimit ne bono është se qytetari arrin te marre interesin ne momentin qe lidh kontratën dhe se përfitimet janë te larta ndërsa siguria është maksimale. Norma e interesit te bonove te thesarit është me e larte se e depozitave dhe se ajo luhatet ne varësi edhe te kërkesës se qeverise për hua.
Posted June 29, 2012
click to rate

Share  |  Embed  |  Report
0 comments