-
Posted by
Studio Ligjore Tivari & Hareçari January 12, 2012 - Filed in Njoftim
· Konsulence Juridike.
· Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara për ushtrimin e profesionit të avokatit.
· Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe e kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike.
· Përgatitja e kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave Ndërkombëtare, dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë.
· Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik – Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.
· Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike.
· Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale.
· Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.
· Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligj.
-