Duke nisur nga 1 Janari 2012 tarifat e shërbimeve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme do të rriten me rreth 4 herë. Këtë parashikon vendimi i fundit i qeverisë i propozuar nga ministrat e Drejtësisë dhe të Financave. Tarifat aktuale janë miratuar që në vitin 2000 dhe sipas shpjegimit në këtë vendim nga kreu i Drejtësisë, nuk janë të mjaftueshme.
Që nga dita e parë e vitit të ardhshëm Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme do të funksionojnë me vetëfinancim, kështu që lindi nevoja e rritjes së tarifave për shërbimet që ato ofrojnë. Kështu, dokumenti i tapisë, ose siç njihet ndryshe “çertifikata e pronësisë” nga 400 lekë, që është aktualisht, do të kushtojë 1500 lekë.
Fotokopjimi i dokumenteve të pasurisë së paluajtëshme nga 50 lekë për faqe aktualisht, në 200 lekë. Por, rritjen më të madhe e pëson regjistrimi provizor i karabinasë, që aktualisht kushton 1 mijë lekë, ndërsa nga 1 janari çmimi do të rritet gjashtë herë e gjysëm në 6500 lekë. I vetmi shërbim, tarifat e të cilit nuk kanë ndryshuar është
“Regjistrimi fillestar i veçantë i pasurive të paluajtëshme në zonat rurale që kushton 30 mijë lekë.
DISA NGA SHËRBIMET KRYESORE DHE TARIFAT
LLOJI I SHËRBIMEVE (lek) ËSHTË BËHET
Lëshimi i çertifikatave të pasurisë 400 1500
Kërkesë për regjistrim të pronësisë së
pasurisë së paluajtshme 200 700
Kërkesë për informacion zyrtar të
regjistrimit të pasurive të paluajtshme për
individët dhe institucionet 500 800
Kërkesë për lëshim të kopjes së çertifikatës
së pasurive të paluajtshme 300 800
Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një
vendimi gjykate, të një akti administrative 500 1000
Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë
mbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi 200 700
Kërkesë për fotokopje të dokumentave të
pasurive të paluajtshme për çdo faqe 50 200
Lëshim vërtetim pronësie (NEGATIVE) 0 300
Lëshim vërtetim pronësie 50 1500
Shërbime për veprimet e bankave dhe
institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi
me vlerë deri 1.000.000 lekë 3000 7500
Shërbime për veprimet e bankave dhe
institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi
me vlerë 1.000.001 deri 10.000.000 lekë 6000 15000
Shërbime për veprimet e bankave dhe
institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi
me vlerë mbi 10.000.000 lekë 10000 25000
Regjistrimi provizor i karabinasë 1000 6500
(Scan TV)