Rritja e çmimit të karburanteve ka sjellë edhe një ulje të konsumit të tij. Sipas zyrës së mbrojtjes së konsumatorit, qytetarët kanë filluar që të reduktojnë përdorimin e mjeteve të transportit pasi janë duke paguar më shumë jo vetëm për shkak të rritjes që shitësit i kanë bërë çmimit të hidrokarbureve edhe në një kohë kur në ligj parashikohet që të ketë rezerva disa mujore nafte për ata që e importojnë, por nga ana tjetër probleme ka edhe me cilësinë. Ndërkohë që edhe biznesi është duke paguar një faturë të konsiderueshme si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.
Nga ana tjetër Shoqata e Hidrokarbureve shprehet se rritja e çmimit ka ardhur nga ndikimi i tregut ndërkombëtar dhe futja e taksave të reja. Parashikohet që rritja e mëtejshme e çmimit të arit të zi të sjellë efekte të rëndësishme në ekonominë botërore pasi rrezikon në të njëjtën kohë edhe rritjen e çmimit për energjinë elektrike. - [VIZION PLUS]